202105.07
0

Projektligji i ri për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, bazuar në nismën legjislative të Këshillit të Ministrave, në Kuvend është depozituar projektligji për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse.

Projektligji, ndër të tjera ka në fokus lehtësimin e procedurave të regjistrimit, modernizimin e shërbimeve dhe parashikimin e procedurave më transparente në lidhje me aktivitetin e OJF-ve.

Stimuli legjislativ buron nga problematikat e hasura në praktikë: procesi aktual i regjistrimit krijon kosto të panevojshme financiare dhe administrative për OJF-të larg Tiranës (numri i udhëtimeve dhe shpenzimet shoqëruese që kërkon i gjithë procesi, që përfshin shpenzimet noteriale, taksat gjyqësore dhe kohën e udhëtimit për OJF-të nga rajonet larg Tiranës); sistemi aktual i regjistrave të mbajtur manualisht është jo efektiv dhe i pamjaftueshëm për të gjeneruar informacion të saktë dhe në kohën e duhur për statusin dhe aktivitetet e OJF-ve.

Për këtë qëllim, ndryshimet ligjore autorizojnë një autoritet përgjegjës për të mbajtur, administruar dhe mirëmbajtur një Regjistër Kombëtar Elektronik të OJF-ve. Regjistri Kombëtar do të zgjidhte një nga sfidat kryesore në promovimin e një mjedisi vital për shoqërinë civile në Shqipëri.

Projektligji, përcakton rregulla më të thjeshtuara për regjistrimin OJF-ve, digjitalizimin e të dhënave dhe arkivave të OJF-ve, për të mundësuar një sistem për shkëmbimin e informacionit, duke përfshirë statusin, vendndodhjen, llojin e aktivitetit, numrin e stafit dhe informacione të tjera relevante për OJF-të.

Për më shumë informacion mbi ndryshimet e propozuara, bashkëlidhur gjeni linkun përkatës.

https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200914130650REGJISTRIMI%20-%20OJF.pdf