202106.17
0

Informacione mbi akte të reja rregullatore

  • Me datë 17.05.2021, Kuvendi ka miratuar Ligjin “Për një ndryshim në Ligjin Nr.10081/2009, Për Licencat, Autorizimet  dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Ndër të tjera tek neni 38 “Dispozitat kalimtare”, të ligjit nr.8438/1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, shtohet pika 14 që përcakton se përjashtimisht nga parashikimet e neneve 13 dhe 13/6, të këtij ligji, dorëzimi i deklaratës vjetore individuale të të ardhurave të vitit 2020 në administratën tatimore dhe pagesa e detyrimit, nëse rezulton, bëhet jo më vonë se data 30 qershor 2021. Sanksionet administrative që mund të aplikohen në bazë të nenit 13/9 falen, me kusht që dorëzimi i deklaratës dhe pagesa e detyrimit të kryhen deri në datën 30 qershor 2021.
  • Bazuar në nenin 15, të ligjit nr.10081/2009, licencat dhe lejet, sipas fushave dhe kategorive, në kompetencë të institucioneve qendrore, parashikohen në shtojcën, e këtij ligji. Parashikimi i kategorive të tjera të licencave/lejeve, në kompetencë të institucioneve qendrore, nga ato të paparashikuara në shtojcë është i mundur vetëm nëpërmjet ndryshimit të kësaj shtojce.
  • Në shtojcën e ligjit nr.10081/2009, shtohet fusha XIV “Teknologji Financiare (Fintech) dhe TIK”, dhe kategoria XIV.1 “Shërbime të lidhura me tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” dhe kategoria XIV.2 “Për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit”.
  • Në datë 20.05.2021, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin nr. 64/2021 për një ndryshim në ligjin nr. 48/2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare”, specifikisht në nenin 8 të saj përcaktohet se zgjatja e afateve për autoritetet publike”, në të cilën përcaktohej se afatet e parashikuara në nenin 7 të këtij ligji, nuk zbatohen për sa i përket pagesave të vonuara për veprimet juridike tregtare, të kryera me autoritete publike që ofrojnë shërbime në fushën e kujdesit shëndetësor shfuqizohet.

Për më tepër informacion, mund të gjeni më poshtë, linket përkatëse.

https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20210531131619ligj%20nr.%2072,%20dt.%20%2027.5.2021.pdf

https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20210520101521RELACION%20-%20NDRYSHIM%2010081%20-%20LICENCAT%20RSH.pdf

https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20210520101521Versioni%20i%20projektligjit%20dhe%20shtojca%20per%20disa%20shtesa%20dhe%20ndryshime%20ne%20Ligjin%20Nr%2010081-ripunuar%20sipas%20KMdate%201752.pdf

https://www.parlament.al/Files/Akte/20210524182106ligj%20nr.%2064,%20dt.%2020.5.2021.pdf