202107.22
0

Bitri&Bakiu tashmë anëtar i ri në DIHA

Studio Ligjore Bitri&Bakiu sapo është anëtarësuar në Dhomën Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri (DIHA).  Me anëtarësimin tonë DIHA ka 79 kompani dhe interesi për të është në rritje.

DIHA ka si objektiv kryesor përmirësimin konstant të kushteve ekonomike për investime, tregti dhe shërbime në Shqipëri. Gjithashtu, ka krijuar kompani dhe institucione me synime të ngjashme. Qëllimet e DIHA transmetohen nëpërmjet eventeve, workshopeve, vizitave nëpër kompani, konferencave, në mënyrë që të krijohet një ambient për shkëmbimin e përvojave dhe iniciativave të biznesit.

Lajmi për anëtarësinë në Dhomën Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, e gëzoi pamasë Studion tonë Ligjore dhe jemi tepër entuziast për bashkëpunimin e mëtejshëm.  Studio Ligjore Bitri&Bakiu do të angazhohet profesionalisht për një rrugëtim të gjatë dhe të dobishëm për të gjitha palët.

https://tirana.diplo.de/al-sq/themen/deutsche-institutionen-in-al/-/2088068

https://www.diha.al/