about us

RRETH NESH

BITRI & BAKIU është një firmë ligjore inovative dhe fleksibël në ofrimin e shërbimeve të shpejta dhe të besueshme të këshillimit ligjor dhe përfaqësimit për Klientët. Ne i përshtasim shërbimet tona sipas kërkesave specifike të Klientit dhe ofrojmë një produkt gjithëpërfshirës për çdo aspekt të këshillimit.

Ne u ofrojmë Klientëve tanë performancë të lartë profesionale dhe politikë konkurruese të çmimeve. Nëpërmjet rrjetit të firmave ligjore partnere në Maqedonin e Veriut, Kosovë dhe Itali, Zyra jonë ofron mbështetje ligjore të besueshme në çështjet e brendshme ligjore dhe transaksionet ndërkufitare.