Si një organizatë që punon çdo ditë në interpretimin dhe zbatimin e ligjeve komplekse, ne e dimë rëndësinë që ka zbatueshmëria e ligjit. Ne jemi të apasionuar pas përdorimit të ekspertizës sonë profesionale për të dhënë kuptim e zë të drejtave të njeriut dhe për të siguruar që ato nuk janë ‘thjesht fjalë’.
Ne në zyrën ligjore Bitri & Bakiu, japim këshilla praktike dhe efektive në lidhje me të drejtat e njeriut dhe diskriminimin për bizneset, organet rregullatore profesionale dhe organizatat e tjera. Gjithashtu ndihmojmë individët me këshilla dhe procese gjyqësore, ne punojmë në mënyrë proaktive për të parandaluar problemet që shfaqen në rradhë të parë me të drejtat të njeriut.
Ne këshillojmë organizatat që shqetësohen për shkeljet të të drejtave të tyre të njeriut në të ardhmen, ose që kërkojnë të sigurojnë përputhjen me nivelin më të lartë të standardeve të të drejtave të njeriut gjatë aktiviteteve të tyre Ekipi ynë i ekspertëve këshillon për procedurën që duhet të ndiqet për paraqitjen e çështjes në Gjykatën Kushtetuese kur cenohet e drejta për një proces ligjor, me qëllim sigurimin e një shërbimi të plotë, nga këshillat e hershme te përfaqësimi para gjykatës.
Ne besojmë fuqimisht se një nga pikat tona më të forta është aftësia për t’u ofruar klientëve tanë një sërë shërbim