Zyra jonë ofron asistencë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bazuar në të gjitha metodat e aplikueshme dhe rast pas rasti këshillon në mënyrë proaktive Klientët, për zgjedhjen e metodës më të përshtatshme për ta duke mbajtur në konsideratë edhe natyrën e çështjes konkrete. Prioriteti kryesor i firmës tonë është zgjidhja e shpejtë dhe në mënyrë sa më efektive e mosmarrëveshjeve duke minimizuar efeketet negative në ecurinë e biznesit.
Ne ofrojmë shërbimet tona në lidhje me:
• Mosmarrëveshjet Tregtare dhe ato me natyrë Kontraktuale;
• Mosmarrëveshjet në fushën e Konkurrencës;
• Mosmarrëveshjet për Marrëdhëniet e Punës;
• Mosmarrëveshjet në fushën e Sigurimeve;
• Mosmarrëveshjet në çështjet e Pronësisë Intelektuale dhe Industriale;
• Mosmarrëveshje në fushën e të Drejtës Publike;
• Mosmarrëveshjet në çështjet e Taksave.