Zyra jonë ofron këshillime ligjore për çështjet që ndikojnë në veprimtarinë e përditshme të biznesit dhe aspektet e përputhshmërisë së aktivitetit tyre me legjislacionin në fuqi. Ekipi ynë adreson të gjithë elementët e të drejtës së korporatave, duke përfshirë edhe analizën e politikave të korporatave, kodet e sjelljes, si dhe asistencë të vazhdueshme në angazhimin e aksionarëve në kompani. Ne këshillojmë gjithashtu edhe për aspektet rregullatore të korporatave me fokus ligjin e korporatave, rreglloret specifike të sektorit, përgjegjësinë dhe rreziqet për organet drejtuese.
Mosmarrëveshjet dhe qeverisja e korporatave
Ne jemi të ndërgjegjshëm që korporatat sot kërkojnë këshillim të vazhdueshëm për veprimtarinë e tyre të përditshme dhe se për këtë nevojiten këshilltarë që kuptojnë biznesin dhe nevojat e tyre, kështu që Ekipi ynë është i orientuar për të bërë pikërisht këtë; përvoja jonë na mundëson të gjejmë zgjidhje praktike dhe të përshtatshme për problemet e korporatave si dhe ndërmarrjet e tjera më të vogla, në të gjithë sektorët e industrisë.
Mbrojtja e të dhënave (pajtueshmëria me ligjet e privatësisë dhe GDPR)
Ekipi ynë këshillon Klientët në të gjithë aspektet të cilat kërkojnë nivel përputhshmërie me ligjin për mbrojtjen e të dhënave. Me një përvojë domethënëse në hartimin, rishikimin dhe monitorimin e legjislacionit për teknologjinë e informacionit dhe mbrojtjen e të dhënave, ne jemi në gjendje të mbështesim Klientët tanë për kujdesin që duhet treguar lidhur me: përdorimin e telefonit nga punonjësit, përdorimin e internetit dhe e-mailit të dhënat e klientit; transfertat ndërkufitare të të dhënave si dhe autorizimin për të dhënat personale. Ne gjithashtu këshillojmë Klientët për implikimet e legjislacionit për të drejtën e informimit, si të zbusin rreziqet dhe si të përdoret inormacioni për avantazhe konkurruese.
Ne i këshillojmë klientët tanë për privatësinë dhe konfidencialitetin e të dhënave, veçanërisht në lidhje me përputhshmërinë me GDPR.
GDPR-ja bazohet në parimet e regjimit aktual të BE-së, i cili ishte krijuar për një epokë para-digjitale. Ligji i ri vendos mbrojtjen e të drejtave të privatësisë të individit në qendër të tij dhe, në proces, shkon në kundërshtim me shumë modele biznesi që supozojnë se të dhënat mund të rrjedhin lirshëm, dhe pa kufizime në përdorimin e tij. Rregullimi në regjimin e ri do të kërkojë ndryshime rrënjësore në qasje për shumicën e bizneseve. Mos bëni gabim, nëse kompanitë nuk përgatiten, ato do të ekspozohen ndaj një rreziku rregullues të paparë.
Ne ofrojmë një gamë të gjerë të programeve dhe zgjidhjeve të pajtueshmërisë, duke përfshirë rishikimin gjithëpërfshirës të sistemeve të mbrojtjes sw të dhënave dhe proceseve në të gjithë rrjetin global të biznesit, dhe pajtueshmëria e tij me rregulloren e re, strategjia e biznesit për justifikimin e përpunimit të të dhënave personale është thelbësore për pajtueshmërinë, veçanërisht në lidhje me pëlqimin, menaxhimin e jashtëm, identifikimin e kontratave kryesore ekzistuese që përfshijnë përpunimin e jashtëm të të dhënave personale dhe rinegociimin e kushteve për të siguruar pajtueshmërinë
Standarted e shëndetit, sigurisë dhe mjedisit.
Zyra jonë ofron këshillim ligjor për bizneset edhe në një sërë sektorësh për çështje rregullatore, lejueshmërie dhe përputhshmërie sipas fushave përkatëse. Çështjet mjedisore janë zakonisht me rëndësi të veçantë për bizneset dhe procesin e tyre të vendimmarrjes, duke pasur parasysh nevojën për të minimizuar trashëgiminë mjedisore dhe për të eliminuar rreziqet afatgjata. Ne gjithashtu këshillojmë për çështjet e shëndetit dhe sigurisë në transaksione