202302.24
0

<strong>Risitë e Informacionit të Klasifikuar</strong>

Miratimi i Ligjit të ri Nr.10/2023 “Për Informacionin e Klasifikuar”, i cili pritet të hyjë në fuqi 15 ditë pas publikimit dy ditë më parë në Fletoren Zyrtare, do të sjellë disa risi që synojnë përditësimin të kuadrit ligjor për disiplinat e informacionit të klasifikuar me standardet e vendeve të BE-së dhe të NATOS-s.

  • Risitë janë:
  • Krijimi me ligj i autoriteve të reja për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar në sistemet e komunikimit dhe informacionit si:
  • Autoriteti Kombëtar i Akreditimit të Sigurisë (AKAS);
  • Autoriteti Kombëtar i Testimit dhe Vlerësimit të Sigurisë (AKTVS);
  • Autoriteti Kombëtar i Sigurisë së Komunikimeve (AKSK);
  • Autoriteti Kombëtar i Mbrojtjes Kibernetike (AKMK).
  • Trajtimi i parimit “after care”,  sipas të cilit, masat e sigurisë dhe verifikimi i sigurisë për personat që kanë qasje tek informacioni i klasifikuar vazhdon edhe pas certifikimit të përshtatshëm të tyre dhe autorizimit për njohje me informacionin e klasifikuar.
  • Detajimi i kategorive të informacionit që do t’i nënshtrohen procesit të klasifikimit duke e bërë më të lehtë orientimin e institucioneve për të hartuar listat e informacioneve të klasifikuara, duke shmangur mbiklasifikimin.
  • Përjashtimi i procedurave të verifikimit të sigurisë për Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministrit, të cilët autorizohen të kenë qasje tek informacioni i klasifikuar, për shkak të kryerjes së detyrave të tyre zyrtare pajisen me CSP pa u kryer verifikimi i sigurisë.
  • Informacioni i Klasifikuar i BE-së, i cili regjistrohet, shpërndahet, administrohet sipas standardeve që sigurojnë shkallë mbrojtjeje të njëjtë me atë që kërkohet nga BE në zbatim të marrëveshjeve të përgjithshme të sigurisë.
  • Deklasifikimi pjesshëm, për të zbuluar në mënyrë të autorizuar informacione, të cilat mund të ndahen nga informacioni që nuk mund të deklasifikohet.
  • Rritja e  kuadrit të transparencës lidhur me publikimin e çështjeve të ndërlidhura me detyrimet e palëve në kontratë, pa e cenuar sigurinë e informacionit të klasifikuar.
  • Përkufizimi i konceptit të pronësisë së huaj, si formë kontrolli apo influencë kërcënuese për sigurinë e informacionit të klasifikuar për llogari dhe në interes të vendeve apo palëve jo mike.
  • Përcaktimi i shkeljeve të sigurisë, duke i ndarë ato në të rënda e të lehta.
  • Vendosja e masa administrative ndaj personave të cilët kryejnë këto shkelje.

Ky ligj do të zbatohet për të gjitha institucionet publike, personat fizikë, juridikë, operatorët ekonomikë, të cilët për ushtrimin e detyrave të tyre dhe bazuar në parimin “nevojë për njohje” kërkohet të kenë qasje në informacionin e klasifikuar.

Për më tepër, rreth përmbajtjes së Ligjit “Për Informacionin e Klasifikuar”, më poshtë mund të gjeni linkun përkatës:

https://qbz.gov.al/eli/ligj/2023/02/02/10/0c4834b6-1452-406e-ab53-30b1a563c159