Databaza SMDRK
Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave ka miratuar me vendim krijimin e bazës së të dhënave shtetërore: “Sistemi Elektronik i menaxhimit të denoncimeve për rekordet korruptive” (SEMDRK).
Ky sistem është një bazë të dhënash shtetërore përmes së cilës grumbullohet, ruhet, menaxhohet dhe raportohet elektronikisht, në lidhje me rastet korruptive nga struktura përgjegjëse dhe koordinatorët e Rrjetit kundër Korrupsionit.
SEMDRK-ja përmban të dhëna si:
- Rastet e denoncuara;
- Gjurmimi i të dhënave dhe përpunimi i informacionit që i bëhet rasteve të denoncuara;
- Të dhënat mbi statistikat;
- Unifikimi dhe ruajtja në formë elektronike i të dhënave për rastet e denoncuara.
Autoriteti përgjegjës për administrimin e këtij sistemi është Ministria e Drejtësisë përkatësisht Struktura e përgjegjëse për antikorrupsion, e cila garanton dhe menaxhon përpunimin e të dhënave të mbështetur në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe në parimin e konfidencialitetit. Ndërkohë, AKSHI do të jetë autoriteti përgjegjës rregullator i të dhënave shtetërore për krijimin e kushteve teknike që ndihmojnë ndërveprimin e SMDRK-së me baza të tjera të të dhënave shtetërore.
Bazuar në nivelin e aksesimit, subjektet e interesuara si SPAK, Prokuroria dhe çdo subjekt tjetër i përcaktuar shprehimisht me VKM, do të shkëmbejnë të dhëna personale në përputhje me qëllimin e grumbullimit të tyre duke ndërmarrë masa teknike e organizative për mbrojtjen e të dhënave personale nga çdo formë përpunimi i paligjshëm si dhe aksesin apo përhapjen nga persona të paautorizuar.
Për më tepër, rreth kësaj VKM-je më poshtë gjeni linkun përkatës: