202207.15
0

Ndryshime të pritshme në Kodin Rrugor

Fundjava është periudha më e preferuar për të gjithë ne. Është momenti kur ne kemi më së shumti kohë të lirë, për të shpenzuar me njerëzit tanë më të dashur. Një nga planet më të shpeshta të fundjavës janë edhe udhëtimet me makina. Duhet theksuar se udhëtimet duhet të jenë gjithmonë të sigurtë, komodë dhe me sa më pak kosto.

Për këtë, është ndërmarrë një nismë ligjore lidhur me Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 8378/1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, i cili ka për qëllim rritjen e sigurisë rrugore, parandalimin e aksidenteve, lehtësimin e qytetarëve dhe rritjen e afateve të vlefshmërisë së leje drejtimit.

Këto ndryshime përafrohen me direktivën e BE-së “Mbi lejet e drejtimit”, i ndryshuar, në të cilën kërkohet një verifikim i standardeve minimale në lidhje me aftësinë fizike dhe mendore për drejtimin e mjetit dhe vlefshmërinë e lejeve të drejtimit si dhe vendosjen e masave shtrënguese për drejtuesit e rinj (pa përvojë) të mjeteve rrugore.


Për më tepër, ju ftojmë të lexoni projektligjin në linkun e mëposhtëm:

https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20220713220935kodi%20rrugor%20projektligj.pdf