202207.05
0

Kanabis.

Prej shumë kohësh në Shqipëri, është diskutuar shumë mbi legalizimin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe nënprodukteve të saj, për qëllime mjekësore dhe industriale. Nëpërmjet procesit të konsultimit publik, shumë qytetarë kanë mbajtur qëndrimin pro kësaj nisme ligjore e cila është reflektuar si draft në pritje për t’u depozituar si projektligj dhe miratuar më pas nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ky projektligj ka si objekt:

  • Përcaktimin e rregullave për kultivimin;
  • Prodhimin dhe qarkullimin e kontrolluar të bimës dhe nënprodukteve të kanabisit;
  • Për përdorim mjekësor dhe industrial;
  • Mbikëqyrjen e subjekteve të licensuara nga Agjencia Kombëtare e Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale dhe Prodhimit të Nënprodukteve të saj.

Qëllimi i tij konsiston në:

  • Rregullimin dhe garantimin e procesit të kontrollit, monitorimit të kultivimit, përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj, të destinuar për qëllime mjekësore dhe idustriale;
  • Eksportimin e tyre sipas kushteve dhe rregullave të këtij ligji dhe në zbatim të klasifikimit të nënprodukteve të bimës së kanabisit, në përputhje me Konventat ndërkombëtare për lëndët psikotrope dhe drogave të paligjshme.

Çdo subjekt që pajiset me licencë për kultivimin e ushtron aktivitetin si person juridik/fizik ose si fermer, për një periudhë 15-vjeçare me të drejtë rinovimi.

Nëse i referohemi Republikës së Italisë, Komisioni Parlamentar i Drejtësisë është shprehur pro legalizimit të kanabisit për përdorim personal, të jo më shumë se katër bimëve femra kanabis të kultivuar në banesën private. Përveç kësaj, parashikohet një rregull autonom lidhur me prodhimin dhe shitblerjen e lëndëve narkotike në doza të vogla.

Për më tepër informacion, gjeni linkun përkatës:

https://konsultimipublik.gov.al/documents/RENJK_484_Drafti%20i%20Projektligjit%20Bima%2029.06.2022%20final.docx