202206.24
0

Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr.48/2014, “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare, të ndryshuar”

Në vazhdën e nismave legjislative të deputetëve, së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr.48/2014, “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare, të ndryshuar”.

Ndryshimet e propozuara parashikojnë njohjen dhe përfshirjen edhe të prodhuesve bujqësorë si subjekte të ligjit, me qëllim zgjidhjen e një problematike, që ka shqetësuar veprimtarinë e kësaj kategorie, lidhur me mosshlyerjen apo shlyerjen me shumë vonesë të detyrimeve që ndërmarrjet tregtare kanë ndaj tyre. Gjithashtu, në interes të funksionimit të tregut të brendshëm, janë të përcaktuara afatet dhe mënyra e llogaritjes të kamatvonesave për pagesat e vonuara.

Mosshlyerja në kohë e detyrimeve për prodhuesit bujqësorë krijon jo vetëm një zinxhir të vonesave në pagesa, por ndikon drejtpërsëdrejti në ngadalësimin deri në pamundësi të vijimit të aktivitetit bujqësor e blegtoral në sezonet vijuese.

Për më tepër, përfshirja e prodhuesve bujqësorë e blektoralë në këtë ligj, do të nxisë akoma edhe me shumë formalizimin e prodhuesve bujqësorë e blektoralë, si dhe formalizimin e çdo transaksioni në tregjet e këtyre produkteve.

Për më tepër rreth këtij projektligji, më poshtë gjeni linkun përkatës:

https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20220615124819kerkesa%20dhe%20pligji..pdf