202204.29
0

Konflikti Rusi-Ukrainë

Konflikti  Rusi-Ukrainë

Ndër shekuj, politika botërore ka vepruar në bazë të dialektikës hegeliane e cila përfshin krijimin e një problematike (teza), duke shkaktuar reagimin ndaj saj (antiteza) dhe në fund duke i dhënë një zgjidhje asaj (sinteza). Po njësoj, ndodhemi dhe sot pas një muaji konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës: Teza (nisja e sulmit/konfliktit), Antiteza (sanksionet politike/ekonomike) dhe Sinteza (marrëveshja/zgjidhje e konfliktit nëse do të arrihet).

Gjeneza e këtij konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës shkon shumë thellë në rrënjët e saj duke na kthyer mbrapa në kohë. Ukraina ka qenë pjesë e perandorisë ruse për shekuj me rradhë para se të fitonte pavarësinë në vitin 1991 pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Që nga ajo kohë, shteti i Ukrainës është përpjekur për të krijuar lidhje gjithnjë e më të ngushta me Perëndimin.

Në dhjetor të vitit 1994 u nënshkrua “Memorandumi i Budapestit për Garantime të Sigurisë” nga Ukraina, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar  sipas të cilit nënshkruesit i bënë premtime njëri-tjetrit, në kuadër të deatomizimit të ish-republikave sovjetike, pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik. Ukraina kishte premtuar se do t’i largonte të gjitha armatimet atomike të periudhës sovjetike nga territori i saj, do t’i dërgonte ato në kapacitetet për çarmatim në Rusi dhe do të nënshkruante “Marrëveshjen për Mozgjerim Bërthamor”. Ukraina i ka mbajtur premtimet e veta. Në këmbim, Rusia dhe vendet perëndimore nënshkruese do të promovonin sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës si shtet i pavarur nëpërmjet zbatimit të parimeve të integritetit territorial dhe mos-intervenimit nga Akti Final i Helsinkit në vitin 1975, që ishte marrëveshje e periudhës së Luftës së Ftohtë, e nënshkruar nga 35 shtete, përfshirë Bashkimin Sovjetik.

Në vitin 2013, Presidenti pro-rus i Ukrainës Viktor Janukoviç njoftoi pezullimin e Marrëveshjes së Asocimit të BE-së, për të parandaluar kthimin e vendit drejt Perëndimit duke shënuar, fillimin e një krize të thellë në historinë e Ukrainës. Përplasje të shumta pati midis protestuesve, për shkak se Ukraina është e ndarë gjeografikisht midis Evropës e Rusisë dhe qytetarët e saj janë të ndarë në dy pole, pro-rusë dhe pro-perëndimorë. Parlamenti i Krimesë vendosi të mbajë referendum me 16.03.2014 (i diskutueshëm pasi konsiderohej i paligjshëm) i cili do të lejonte aneksimin e Krimesë nga Rusia. Grupet separatiste pro-ruse sulmuan trupat me mjete luftarake pro-qeveritare në Dobas (rajonet Donetsk dhe Luhansk) në vitin 2014. Të dyja këto rajone janë të populluara në masë nga banorë me origjinë ruse.

Në dhjetor të vitit 2019, u mbajt Samiti i Parisit ku udhëheqësit e Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë, Francës potencuan armëpushimin e plotë dhe respektimin e Marrëveshjes së Minskut të nënshkruar në vitin 2014-2015, për të ndaluar konfliktin e vazhdueshëm midis separatistëve pro-rusë dhe administratës së Kievit. Marrëveshja përfshinte armëpushim në rajon, shkëmbimin e të burgosurve ndërsa lejuan administratën e Kievit të bënte ndryshim kushtetues sipas së cilës, rajonit Donbas do t’i jepej status i veçantë. Nga ana tjetër, separatistët pro-rusë do të duhej të tërhiqnin mjetet luftarake në kufirin ukrainas. Zbatimi i kësaj marrëveshje u pengua pasi të dyja palët u akuzuan për shkelje reciproke të armëpushimit.

Me datë 08.03.2022, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, mbajti një seancë dëgjimore bazuar në kërkesën për të treguar masat e përkohshme të paraqitura nga Ukraina, në çështjen lidhur me pretendimet për genocid sipas Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Genocidit. Rusia e konsideroi këtë padi si absurde duke mohuar kryerjen e akteve të genocidit si dhe duke u shprehur me mospjesëmarrje në këtë seancë. Çështja u përqëndrua në interpretimin e një traktati në vitin 1948 për parandalimin e genocidit të nënshkruar nga të dy vendet. Traktati emëron GJND-në si gjykatën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet nënshkruesve. Ukraina u shpreh se Moska po shkel dhe abuzon Konventën e Genocidit duke e përdorur atë si justifikim për luftën. Ukraina i ka kërkuar GJND-së të