202201.27
0

Rëndësia e pajtueshmërisë ligjore për bizneset

Pajtueshmëria në biznes përfshin zbatimin e një tërësie rregullash, standardesh, çmimesh, aplikim të rregulloreve dhe praktikave etike që zbatohen për biznese të fushëveprimeve të ndryshme të përcaktuara me ligj ose me akte nënligjore të organeve qeverisëse. Për çdo kompani dhe biznes, pajtueshmëria ligjore është e një rëndësie parësore. Kjo është veçanërisht e nevojshme nëse kompania ka lidhur kontrata me të tretët apo vepron në një fushë specifike, për ushtrimin e së cilës nevojiten autorizime, leje ose liçenca nga autoritetet publike përkatëse.

Akti i pajtueshmërisë ligjore luan një rol të madh në çdo biznes, qoftë ai i madh apo i vogël. Çdo dështim për të respektuar rregullat, rregulloret, politikat dhe për të përmbushur standardet, sjell pasoja të rënda. Për këtë arsye, është e rëndësishme që çdo biznes dhe kompani të planifikojë, strategjikojë, menaxhojë, organizojë dhe kontrollojë aktivitetet dhe transaksionet e ndryshme që kryen.
Qëllimi kryesor i pajtueshmërisë është të identifikojë dhe shmangë flamujt e kuq të mundshëm në veprimtarinë tregtare. Në kushte të mungesës së përputhshmërisë me ligjet në fuqi, operatori ekonomik mund të përballet me masa administrative të larta apo mbyllje të përkohshme e deri totale të aktivitetit. Përveç faktit që detyrimet ligjore mund të jenë një goditje e madhe për reputacionin e një kompanie, ato mund të jenë gjithashtu një humbje e menjëhershme financiare. Seancat gjyqësore dhe paraqitjet mund të jenë telashe kolosale për operimin e bizneseve.

Të jesh në përputhje me ligjin përfshin jo vetëm te kesh njohuri në lidhje me legjislacionin thelbësor të zbatueshëm për biznesin tënd, por edhe për zbatimin e tyre me çdo kusht.

Si rregull, ndërtimi i një imazhi publik me reputacion është një mënyrë për të promovuar me sukses një biznes. Nëse një kompani futet në telashe për shkak të mospërputhjes, publiku i gjerë mund të dyshojë në besueshmërinë e saj në treg.

Në një sondazh të vitit 2020 të kryer nga Globalscape dhe Instituti Ponemon, u zbulua se:

  • Punësimi dhe përdorimi i ekspertizës juridike të brendshme i kurseu bizneseve mesatarisht $2.27 milionë.
  • Zbatimi i monitorimit të rregullt për t’u siguruar që ata ishin në hap me ndryshimet rregullatore i kurseu kompanive mesatarisht $1.03 milion dollarë.

Pse është e rëndësishme përputhshmëria ligjore për bizneset?

Kostoja e mospërputhjes mund të jetë e lartë. Një kompani mund të humbasë klientët, dhe marrëveshje partneriteti potencialisht fitimprurëse. Kompanitë gjithashtu mund të humbasin investitorët dhe blerësit e mundshëm nëse reputacioni i tyre dëmtohet rëndë. Mospërputhja mund të cojë një biznes deri në padi të mundshme që përndryshe mund të ishin shmangur. Studimet e kaluara kanë vërtetuar se bizneset me programe të qëndrueshme të pajtueshmërisë funksionojnë më mirë se ekuivalentët e tyre. Në përgjithësi, pajtueshmëria zvogëlon rrezikun në biznese duke lehtësuar veprimet e duhura dhe duke ju dhënë kompanive një kuptimin më të qartë të legjislacionit.

Burimet e artikullit

http://• https://azilwa.co.za/5-reasons-why-compliance-is-important/

http://• https://cursum.com/blog/corporate-compliance/what-is-compliance-in-business-and-why-does-it-matter/

http://• https://growadvisorygroup.com.au/business-accounting/the-importance-of-compliance-in-business/

http://• https://www.lasergrc.com/importance-of-legal-compliance-management-policies-and-solutions.asp