Aktivitetet e Institutit Evropian të së Drejtës (ELI) 2020
Instituti Evropian i së Drejtës (European Law Institute, ELI) është themeluar në qershor të vitit 2011 si një organizatë kryesisht e pavarur dhe jo fitimprurëse e cila, synon të përmirësojë cilësinë e së drejtës evropiane në kuptimin e gjerë. Gjithashtu, kërkon të iniciojë, kryejë dhe të lehtësojë hulumtimin për të bërë rekomandime dhe të sigurojë udhëzime praktike në terren.
ELI është krenare në bashkëpunimet e saj me disa institute evropiane dhe organizata ndërkombëtare, gjykata, studio ligjore e të tjerë. Në vitin 2020, ELI-t iu bashkuan 9 partnerë të rinj, njëri prej të cilëve, është dhe studio ligjore Bitri & Bakiu e cila është e përqëndruar, në dhënien e këshillimit ligjor të shpejtë e të besueshëm si edhe në shërbimet e përfaqësimit ndaj klientëve. Me një eksperiencë gjithëpërfshirëse në të drejtën civile, tregtare, të punës si edhe në të drejtën administrative, kjo studio ligjore adreson të gjitha nevojat e shoqërive tregtare.
Konferenca vjetore e ELI-t u mbajt vizualisht në datat 08-11 shtator në të cilën morën pjesë gjyqtarë, ligjvënës, avokatë, akademikë, e të tjerë. Disa prej temave që janë trajtuar gjatë kësaj konference janë:
- Parimet themelore kushtetuese.
- Inteligjenca Artificiale dhe Administrata publike.
- Qasja në platformat dixhitale.
Pak para se pandemia e Covid-19 të godiste Evropën, Instituti Evropian i së Drejtës, publikoi 15 parimet e ELI-t për krizat e Covid-19 të cilat adresonin disa nga çështjet ligjore që morën vëmendje gjatë kësaj periudhe.
Ndër to përmendim:
- Vlerat themelore, parimet dhe liritë.
- Mos-diskriminimi.
- Sistemi i Drejtësisë.
- Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave.
- Kufijtë dhe liria e lëvizjes.
Për më tepër informacion rreth veprimtarisë së ELI-t mund të gjeni më poshtë linkun përkatës: